Intervistohet Bahtiri për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Intervistohet Bahtiri për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njoftoi se sot është intervistuar Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, A.B,. është lëshuar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka sqaruar deklaratën e tij të bërë sot duke thënë se ishte nxjerrë nga konteksti.