Prokurori i San Isidro ka pretenduar që Diego Armando Maradona nuk ka marrë trajtimin e duhur: “Ai nuk ka marrë asnjë ilaç për sëmundjen e tij të zemrës”.

Derisa avokatët po përpiqen të kuptojnë se kush ka të drejtë, një hetim po vazhdon për të kuptuar nëse mjekët që kuruan Maradonan kanë ndonjë përgjegjësi në vdekjen e tij.

Rezultatet e para të hetimeve janë bërë publike sot, raporton “La Repubblica”.

“Askush nuk u kujdes për pacientin, ne jemi në prani të sjelljes fajtore të mjekëve në një rast të neglizhencës serioze. Pacienti nuk u monitorua, nuk ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore siç do të kërkonte gjendja e tij. Ai nuk mori asnjë ilaç për sëmundjen e tij të zemrës.”, u shpreh prokurori i San Isidro.

“Pa asnjë dyshim, mjeku i tij ishte Dr. Leopoldo Luque. Ai koordinoi një kujdes kaq të mangët në shtëpi, i cili ishte krejtësisht i paorganizuar. Pacienti i besoi atij verbërisht. Luque përshkruhet si një “djalë që vuri re kampionin dhe donte të hynte në histori si mjeku që shpëtoi Maradonan”.

Sipas “La Repubblica”, hetuesit besojnë se Luque ishte pjesë e ekipit që kreu operacionin e trurit të Maradonës 20 ditë para vdekjes së tij, por ai nuk e bëri atë si mjeku kryesor, përcjell kp.

Diego Armando Maradona ka vdekur më 25 nëntor, në moshën 60 vjeçare.