Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, sot gjatë një konference për media ka bërë të ditur propozim-vendimin të cilin ministria që ai drejton ia ka bërë Qeverisë së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.

Ai ka thënë se së bashku me përfaqësuesit e MD-së ka propozuar anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës: Aleksandër Lumezi – kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi; Hasan Shala- anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha, Nebojsha Boriqiq – anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar Mahir Tutuli, Aferdita Bytyqi- anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Qerim Fazliji, Enver Peci – anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi.

Propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës, neni 4 paragrafi 2 ku përcaktohet se Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dyvjeçar, me mundësi riemërimi.

Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, propozimi pritet të merr edhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.