Marshi protestues përfshinte liderët politikë marokenë

Marshi protestues përfshinte liderët politikë marokenë

Mijëra veta protestuan sot në kryeqytetin maroken Rabat kundër planit të paqes të presidentit të SHBA-së Donald Trump për Lindjen e Mesme dhe siç thonë ata, lëshimit të qëndrimit nga ana e qeverisë marokene ndaj tij.

Marshi protestues përfshinte liderët politikë marokenë, nga islamikët e deri të majtët, si dhe përfaqësuesit e sindikatave, aktivistët dhe anëtarët e sektorit civil, raporton AP.

Protestuesit, të cilët mbanin flamuj palestinezë, shprehën pakënaqësinë ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm Nasser Burita, i cili vlerësoi planin e Trump dhe u kërkoi qytetarëve që të mos jenë “më palestinezë sesa vetë palestinezët”.

Shumë vende arabe dhe Bashkimi Evropian e kanë refuzuar planin e Trump si të padrejtë, dhe protestuesit po i kërkojnë Marokut të bëjë të njëjtën gjë