​PSD: Konflikti Thaçi-Kurti është konflikt për rolin qendror bashkëpunues

Pas deklarimeve të sotme të Kurtit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, në konferencën e sotme në lidhje me marrëveshjen mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi me sekretarin e NATO-s, duke pohuar se “asgjë nuk mund të kryhet me spektaklin medial”.

“Nëse nuk e kërkon shkarkimin, as nuk e gjykon si të dëmshme përmbajtjen e marrëveshjes, si arsyetohet urgjenca e lajmit e konferenca e jashtëzakonshme. Në fakt, konflikti Thaçi-Kurti është konflikt për rolin qendror bashkëpunues. Me kë punojnë amerikanët, kjo është çështja-kjo është lufta”, thotë PSD.

Back to top button