Paris Saint Germain ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Finalisti i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve ka mposhtur RB Leipzigun me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e 11-të, kur realizoi braziliani Neymar.

Ndërsa Manchester United ka fituar 4-1 në shtëpi kundër Basaksehirit në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Me tri pikët nga ndeshja e sotme, PSG kalon në vendin e dytë me gjashtë pikë të tubuara, sa ka edhe RB Leipzig.

Ndërkohë Manchester United mbetet lider i Grupit H me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.

Ndeshjen e ardhshme parisienët e zhvillojnë në Old Traford përballë Manchester United, ndërsa RB Leipzig udhëton drejt Stambollit për t’u përballur me Istanbul Basaksehir.