Paris Saint Germain raportohet se po planifikon një lëvizje senzacionale për transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Dele Alli.

24 vjeçari anglez nuk është ftuar fare nga trajneri Jose Mourinho për dy ndeshjet e para të kampionatit anglez ndaj Evertonit dhe Southamptonit duke u konsideruar si lojtar “i tepërt” brenda skuadrës.

“The Daily Telegraph” raporton se PSG po shikon mundësinë e rrëmbimit të tij edhe pse kontrata me Tottenhamin nuk skadon para vitit 2024.

Gjithnjë sipas mediumit të lartcekur, drejtuesit e klubit francez janë admirues të lojës së Dele Allit dhe do të provojnë me opsionin e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.