Që nga mbyllja e shkolla për shkak të pandemisë Covid-19, në vendin tonë për herë të parë ka nisur aplikimi i mësimit online. E për njohësin e arsimit në vend, Dukagjin Pupovci shkollat janë gjendur mjaftë mirë në këtë situatë me këtë formë mësimi. Madje thotë se me zbutjen e masave, testi i Maturës dhe provimet universitare do ketë mundësi të mbahen.

Pupovci i cili është drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, thotë se sigurisht që do ketë probleme me cilësinë e këtij lloj mësimit, por shton se është më mirë se sa të mos organizohej fare mësimi online.

Pupovci për kp ka folur edhe për udhëzimin për vlerësim të nxënësve për çka tha se me këtë udhëzues të vlerësimit synohet që të nxiten nxënësit të mësojnë nga shtëpia e jo të penalizohen.

Ai tha se me zbutjen e masave karshi Covid-19, do ketë mundësi të mbahet provimi i maturës, por që testi i arritshmërisë mund të mos mbahet fare.

Mendoj që vlerësimi në këtë rast e ka mirëqenien e jo aq shumë sa nxënësi i ka përvetësuar njohuritë e caktuara. Pra bile aty në udhëzues thuhet se nota përfundimtare e nxënësit nuk duhet të jetë më e vogël sesa nota e datës 11 mars, pra nuk është qëllimi të penalizohen nxënësit, por që ata të nxiten për të mësuar sa janë në shtëpi. Prandaj edhe vlerësimi do të jetë i organizuar në atë mënyrë. Sa u përket nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve besoj që me zbutjen e masave do ketë mundësi të bëhen këto provime përfundimtare me një organizim më të mirë. Kuptohet duke i sjell nxënësit në grupe më të vogla në shkolla. Ndoshta në prioritet do u jepet maturantëve, ndërkaq tek klasat e nënta mund të ndodh që të anulohet krejtësisht testi i arritshmërisë meqë ai nuk është diçka që parashihet me ligje dhe besoj që edhe pa e përfundua testin e arritshmërisë nuk dëmtohen nxënësit shumë. Përsëri konsiderohet se e kanë kryer shkollën”, thotë njohësi i arsimit.

Njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci foli edhe për mësimi online në nivelin akademik. Ai thotë se meqenëse kemi numër të vogël të rasteve pozitiv me COVID19, do të ketë mundësi që provimet të mbahen edhe në fakultetit, por natyrisht duke respektuar masat e nevojshme.

Për shkak të ndërprerjes së mësimit në Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19, që nga 23 marsi i këtij viti ka filluar mësimi online. Kësaj radhe kjo nxënëse po i përcjell mësimet nga televizori dhe jo siç është mësuar ta dëgjojë mësuesen e saj në shkollë.