Në bazë të kësaj ministri i Shëndetësisë do ta përcaktojë orarin e lëvizjes së qytetarëve

Në bazë të kësaj ministri i Shëndetësisë do ta përcaktojë orarin e lëvizjes së qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që ta autorizojë Minsitrinë e Shëndetësisë për të nxjerr vendime sa i përket parandalimit të COVI-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, vendimet do të jenë në funksion të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

“Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me Komunat respektive do ta përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27.03.2020.”, thuhet në njoftim./21Media