Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është në proces të riaktivizimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të Agjencive të Pavarura.

Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e SHBA-së, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar.

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të mos lejojë asnjë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së profesionistëve në konkurset publike, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë të plotë”, ka shkruar ai.