Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri i cili ka thënë se situatës së krijuar do t’i përgjigjen me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që si institucione shtetërore të kryejnë detyrën karshi nevojave të qytetarëve.

Edhe në të ardhmen, Qeveria e Kosovës, do të përkujdeset për trajtimin e temave të cilat kanë të bëjnë me interesin qytetar, e veçmas në situata kur duhet vepruar në mënyrë emergjente. Presim bashkëpunim nga Kuvendi dhe të gjitha partitë parlamentare“, ka thënë Tahiri.