Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për transferimin e personave të dënuar

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinststirucional për avancimin e rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Ekzekutivi sot ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Likuiditet të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami për këtë çështje ka kërkuar që sa më parë të procedohet në Kuvend për ratifikimin e kësaj kredie që parashihet një shumë prej 30 milionë euro me një kosto të volitshme për Kosovën. Po ashtu, Qeveria ka miratuar projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.