Qeveria ka proceduar në Kuvendin e Republikës së Kosovës nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Qeveria ka marrë opinionet e Ministrisë së Financave dhe Departamentit të së Drejtës së BE-së të cilat kanë përcjellë opinionet dhe deklaratat e tyre sipas fushëveprimit përkatës të tyre.

Qeveria vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës por e konsideron si jo të plotë për të përmirësuar procesin dhe procedurat e organizimit të zgjedhjeve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës konsideron se kjo nismë legjislative duhet të adresojë të gjitha çështjet që janë identifikuar si parregullsi gjatë monitorimit të proceseve zgjedhore nga organizatat monitoruese ndërkombëtare dhe vendase.