Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Qeveria shkarkon bordin e drejtorëve të Infrakos-it

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme që është duke mbajtur ka shkarkuar bordin e drejtorëve të ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës-Infrakos”.

Ministria e Ekonomisë, Rozeta Hajdari duke e arsyetuar këtë vendim tha se bordi i Hekurudhave Infrakos ka bërë shkelje të detyrave zyrtare.

“Bordi ka vonuar pa arsye detyrimet ligjore”, tha ajo.

Kabineti qeveritar në krye me kryeministrin Albin Kurti kanë shfuqizuar vendimin e Qeverisë se kaluar për ndryshimin e normës së akcizës në duhan.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi në arsyetimin e tij për këtë vendim, tha se vendimi i qeverisë së kaluar nuk ka qenë i duhuri dhe ka ç’rregulluar tregun.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro si mbështetje Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit Kurti u mor vendimi t’ i kërkohet presidentit, Hashim Thaçi dhënien e autorizimit, ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Costoms 2020”.