Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Quni përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vendi nuk është i interesuar për luftë, por nëse lufta është e pashmangëshme, si çdo herë do të fitojmë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, ka shkruar Quni në Facebook./21Media

Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë.
Mos e harroni ferrin e Koshares!

Posted by Anton Quni on Thursday, November 12, 2020