Milani thuhet se ka ofruar një marrëveshje të re me përfitime prej 7 milionë euro për Gianluigi Donnarumman, por Mino Raiola thuhet se ka marrë oferta nga Juventusi dhe Interi gjithashtu.

“Corriere della Sera” zbulon se Donnarumma-s i është ofruar një marrëveshje e re me “Rossonerët” me vlerë 7 milionë euro në sezon, por nuk është e sigurt se do të jetë e mjaftueshme për ta mbajtur italianin në “San Siro”.

Udhëheqësit e Serie-A kanë disa lojtarë kryesorë në skadimin e kontratave dhe Donnarumma është një nga titullarët me ndikim i cili ende nuk ka rinovuar.

Gazeta pretendon se agjenti Raiola po tremb “Rossonerët” duke pranuar propozime të rëndësishme nga Juventusi dhe Interi për portierin e ri.

Donnarumma ka marrë një ofertë të madhe nga klubi, por mbetet të shihet nëse është e mjaftueshme për të mbajtur 21-vjeçarin në “Milanello”.