Raka thotë se sistemi shëndetësorë nuk di asnjëherë që t’i lë vetëm qytetarët

Raka thotë se sistemi shëndetësorë nuk di asnjëherë që t’i lë vetëm qytetarët

Mikrobilogu, Lul Raka, ka thënë se 79 rastet e reja të djeshme dhe numrat pasues ditorë dyshifrorë na tregojnë së ndodhemi në udhëkryq të betejës me koronavirusin.

Ai përmes një postim në Facebook ka shkruar se këta numra do të ndikojnë më shumë se thirrja e vazhdueshme “rri n’shpi” që qytetarët të kenë më shumë kujdes.

Po e lëmë pas një muaj të përballjes me virusin, përfshirë edhe ‘dy javët e mia’. Ato, në fakt ishin dedikuar vetëm për juve dhe ishin rasti i parë vendimtar për t’ia prerë kokën virusit. E kuptoj shqetësimin Tuaj dhe po ashtu edhe fyerjet, talljet dhe kërcënimet e atij dyjavëshi. Nuk e kam ndërmend të merrem me analizën e injorimit të rrezikut, grumbullimeve familjare, tubimeve ilegale dhe kolonave të automjeteve nëpër pika turistike”, ka shkruar ndër të tjera Raka.

Mikrobilogu ka shtuar se sistemi shëndetësorë nuk di asnjëherë që t’i lë vetëm qytetarët.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.  Raka ka thënë se shëndeti i qytetarëve të Kosovës do të jetë ideali i tij dhe të gjithë kolegëve të tij në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor

“Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm. Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Shëndeti Juaj dhe i Familjeve Tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë”, ka shkruar Raka në Facebook.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit  janë testuar 250 persona, nga të cilët pozitiv kanë dalur 79 persona, duke e çuar numrin totatl në 362. /21Media