Mikrobiologu Lul Raka sonte ka deklaruar se kohëve të fundit numri më i madh me Covid-19 është te rinia, të cilët pjesa më e madhe e kalojnë pa simtoma, mirëpo rrezikojnë të tjerët.

Raka ka thënëse një herë në shekull ndodh një pandemi që e përfshinë krejt botën. Sipas tij, edhe në të kaluarën ka ndodhur që kishte njerëz që nuk besonin se ka pandemi.

“Një pjesë e njerëzve e kanë si masë mbrojtëse duke e përdorë si ikje prej realitetit duke e gjet një paqe në vete, pjesa e tjetër e ka mentalitetin e strucit që e shtinë kokën në zalle. Një pjesë e njerëzve janë të e prirë në teori konspirative”, ka thënë ai në T7.

Raka ka potencuar se frika më e madhe është ndonjë ndryshim gjenetik i virusit që do të ishte më i rrezikshëm dhe do të shkaktonte më shumë vdekje.

“Ndryshimet gjenetike të virusit e kanë bërë që ai të përhapet aq shpejt në gjithë botën. Kurse, në vjeshtë do të ballafaqohemi me dy gripe, Covid-19 dhe gripin sezonal që normal do të jetë sfiduese por rezultati do të varet se si sillemi ne. Që nga fillimi kam thënë se në këtë luftë, nëse kryhen detyrat bashkë, populli me zbatuar më shumë masat dhe shteti ka një kontroll më të madhe, atëherë numri do të bije”, ka shtuar ai.