Ramiz Lladrovci sërish do t’ia mësyjë garës për të parin e Komunës së Drenasit.

Lladrovci të mërkurën ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

“Unë, Ramiz Lladrovci, shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të komunës së Drenasit. Për mungesë të konfirmimit të kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, shpall kandidaturën time si kandidat për kreun e komunës së Drenasit, edhe për një mandat”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci në Facebook.

Unë, Ramiz Lladrovci, shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të komunës së Drenasit!

Për mungesë të…

Posted by Ramiz Lladrovci on Wednesday, 6 January 2021