Sergio Ramos po kërkon një kontratë dy vjeçare nga klubi i tij Real Madridi.

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu”, të paktën deri në vitin 2023, por “Galaktikët”, janë të gatshëm t’i ofrojnë ati vetëm një kontratë një vjeçare, raporton The Sun.

Ramos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës aktuale me Realin, dhe është lidhur me një kalim të mundshëm në Seria A.