Pas reshjeve të mëdha të shiut sot, një pjesë e territorit të Komunës së Deçanit është përfshirë nga vërshimet.

Kryetari Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se autoritetet komunale janë mobilizuar menjëherë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Ai në një postim në Faceboook ka shkruar se komuna që ai drejton është gjithmonë e gatshme t’iu dal në ndihmë qytetarëve të Deçanit.

Pas reshjeve të mëdha të shiut sot një pjesë e territorit të Komunës së Deçanit është përfshirë nga vërshimet; sidomos fshatrat Prilep, Baballoq, penda e lumbardhit afër restorant Lumbardhit dhe disa pjesë tjera të komunës. Duke e parë gjendjen në terren, menjëherë është mobilizuar Njësiti Emergjent, sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, Ndërmarrja Higjiena, kompanitë Lika dhe Infra Plus si dhe faktorë të tjerë. Komuna gjithmonë është e gatshme t’iu dal në ndihmë qytetarëve të Deçanit“, ka shkruar Ramosaj.