Pas konfirmimit të 5 rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Komunën  e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka ndërmarrë masat e menjëhershme.

Ai përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se tanimë në Gjilan nuk mund të marrin qytetarët shërbime pa maska e dorëza.

“Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza. Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspktorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale”, shkroi Haziri.

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjilan janë shëruar tre persona, kurse numri total i personave të infektuar aktivë në këtë komunë është 25./21Media