Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Rasti “Brezovica”, paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve

2 min read

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit, SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, gjithashtu SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit. Po ashtu edhe ndaj të pandehurve G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit, L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit. G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje, gjithashtu G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit,  ushtrimi i ndikimit, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë 7 të dyshuarve: B.L., SH.SH., G.B., S.S.1, L.V., G.S., dhe S.S.2, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i’u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë./21Media