Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 40 raste të reja me koronavirus, ku një prej tyre është në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se rasti është nën monitorim nga Qendra Operative për menaxhimin e emergjencave dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Lehtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë. Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën”, ka shkruar Haziri në Facebook.