Kryeministri Avdullah Hoti sonte reagoi lidhur me mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra në Prishtinë dhe jo vetëm.

Hoti u shpreh përmes një postimi se ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë.

“Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji.”, shkroi Hoti në facebook.

Ndryshe, qytetarët janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra në lagjen Mati 1 dhe Bregu i Diellit, në Prishtinë. Ata kanë thënë se në Matin 1 nuk ka energji elektrike që nga dita e djeshme. Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në orën 21:00, por besojnë se deri në 19:00 do të lëshohet rryma.

Ndërkohë, KEDS përmes një komunikate ka sqaruar se ka mobilizuar shumë ekipe për ta ndihmuar KOSTT-in te Bregu i Diellit./21Media