Zyra e Prokurorit të Specializuar të mërkurën ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

I pari i vendit, Hashim Thaçi përmes rrjeteve sociale tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, shkruan rtv21.tv.

Thaçi këtë e tha edhe në gjuhën angleze përmes një foto-story në llogarinë e tij zyrtare “Facebook” duke e vendosur edhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në coverin e tij në “Facebook”

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme./21Media