Real Madrid-i mposht Bilbao-n dhe ngjitet në vendin e tretë
16 Dhjetor 2020
Real Madrid-i ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në La Liga duke duke triumfuar ndaj Athletic Bilbao-s me rezultat 3.1.
Ndeshja nisi shumë keq për mysafirët ttë cilët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas vetëm 13 minutave lojë pas përjashtimit të Raul Garcia-s me karton të kuq.
Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi Real Madrid-i që gjeti golin e epërsisë në fund të pjesës së parë me golin e gjermanit Toni Kroos.
Në pjesën e dytë Bilbao reagoi duke barazuar rezultatin në 1-1 me golin e realizuar nga Ander Capa në minutën e 52′
Fitoren Real Madrid-it ia siguroi Karim Benzema me dy golat e tij në minutat 74′ dhe 90′.
Pas kësaj fitoreje, Real Madrid-i renditet në vendin e tretë me 26 pikë, aq sa kanë edhe Atletico Madrid-i dhe Real Siciedad-i që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.