Sonte me fillim nga ora 21:00, Real Madridi e pret Interin në rrethin e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Interit pritet të startojë në sulm me dyshen Lautaro Martinez – Ivan Perisic pasi mungon sulmuesi nga Belgjika, Romelu Lukaku.

Achraf Hakimi dhe Ashley Young pritet të statojnë nga minuta e parë në krahët e mbrojtjes, kurse nga ana tjetër, Zinedine Zidane në sulm pritet të luaj me treshen ofanzive Asensio-Hazard-Benzema.

Këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Lucas Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Vidal, Brozovic, Young; Barella; Lautaro, Perisic.