“Galaktikët” janë të vendosur të transferojnë yllin e Bayernit.

David Alaba është bërë prioritet për krerët e Real Madridit që ta transferojnë në “Santiago Bernabeu”, raporton “Marca”.

Austriaku 28-vjeçar që mund të luajë në disa pozita të mbrojtjes, do të jetë futbollist i lirë në vitin 2021, pasi që kontrata e tij aktuale me Bayern Munich i skadon, ku skuadra e Real Madridit kanë shprehur interesimin më të madh për shërbimet e tij.