Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Reali e pret Osasunën në top formë, formacionet zyrtare

1 min read

 

Java e 10-të e La Ligas e vë Real Madridin përballë një skuadra si Osassuna që është duke kaluar nëpër një seri shumë pozitive të rezultateve.

Reali vjen në këtë ndeshje pas fitores në derbi kundër Barcelonës dhe kërkon që me tri pikë të reja ta rikthejë kreun e tabelës në kampionatin spanjoll.

Osasuna nga ana tjetër është duke befasuar me paraqitjet e saj ka vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit, e pasuar nga tri fitore dhe një barazim.

Ndeshja starton nga ora 21:30 në “Santiago Bernabeu” dhe këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Asensio, Casemiro, Vinicius, Mendy, Camavinga.

Osasuna: Herrera, Vidal, Cruz, Garcia, G. Garcia, Moncayola, Avila, Kike, Torro, Martinez, Sanchez.