Real Madridi ka pësuar humbje në ndeshjen me Shakhtar Donetsk me rezultat 2-3 si vendas në ndeshej e parë të fazeës së grupeve.

Brenda 42 minutave lojë, Shakhtar Donetsk realizoi tre herë. I pari që gjetin rrjetën ishte Tete në minutën e 29’, pastaj Varane me autogolin e tij e dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Por, para se skuadrat të shkonin në pushim, për 0-3 realizoi edhe Solomon.

Në pjesën e dytë, Reali zbarkoi në fushë me një fytyrë tjetër. Luka Modirc realizoi golin e parë për “Los Blancos” pas një gjuajtje fantastike nga distanca, e pastaj realizoi edhe Vinicius Junior pas vetëm pak sekondave pasi u inkuadrua në lojë për rezultatin 2-3.

Në grupin B bëjnë pjesë edhe Interi dhe Borussia Meainchengladbach.