Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë.

Reçica thotë se Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në Evropë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së.

“Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t’ua themi me zë dhe t’iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte. Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Reçica në Facebook.