Reka e falënderuar anëtarin e Parlamentit Evropian, për përkrahjen e vazhdueshme

Reka e falënderuar anëtarin e Parlamentit Evropian, për përkrahjen e vazhdueshme

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka i ka kërkuar kryesuesit të Grupit Punues për Ballkanin Përendimor, Tonino Picula, mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këtë Reka e ka bërë kur po afrohet samiti i Zagrebit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Ministri në detyrë Reka i kërkoi z.Picula, i cili njëherit është edhe Kryesues i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, i kërkoi mbështetjen për liberalizimin e vizave, në vigjile të samitit të Zagrebit të BE për Ballkanin Perëndimor, sidomos në drejtim të bindjes së ca shteteve e anëtare, për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Integrimit.

Gjithashtu, thuhet se Reka e falënderuar anëtarin e Parlamentit Evropian, për përkrahjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, dhe mbështetjen e tij të fundit në letr ën e përbashkët mbështetës të disa euro-parlamentarëve për qeverinë Kurti në detyrë