"Shkelën të drejtën e informacionit"

“Shkelën të drejtën e informacionit”

Reporterët pa Kufij (RSF) i ka kërkuar OKB-së që të dënojnë zyrtarisht qeveritë që kanë shkelur të drejtën e informacionit në lidhje me epideminë koronavirus, duke rrezikuar kështu shëndetin publik dhe jetën në vendet e tyre, si dhe në pjesën tjetër të botës.

Në letrën e RSF, organizata joqeveritare kërkon nga raportuesit specialë të KB të bëjnë thirrje për dënimin e qeverive që ose e përdorën epideminë si një arsye për të shkelur të drejtën e informacionit ose e bënë këtë edhe përkundër pandemisë.