Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadorin e Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Hoti e ka falënderuar ambasadorin Bilek për mbështetjen e Çekisë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të saj, në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Njëkohësisht, kryeministri Hoti e ka njoftuar ambasadorin Bilek me prioritetet e Qeverisë së tij duke vënë theksin te masat që po ndërmerren me qëllim menaxhimin sa më të mirë të pandemisë COVID-19, si dhe fokusin në rimëkëmbjen ekonomike.

Nga ana e tij, ambasadori Bilek ka shprehur gatishmërinë e tij në intensifikimin e raporteve të mira në mes të dyja vendeve.