Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka njoftuar se rreth 300 specializantë të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme dhe mbi 300 specializantë nga drejtimi i Stomatologjisë, janë duke pritur e shpresuar që pas kalimit të buxhetit të përfshihen në sistemin e pagesave të rregullta.

Ajo ka ftuar të gjithë akterët politikë që këta specializantë të përfshihen në planifikim buxhetor dhe të sistemohen në paga të rregullta sa më shpejtë.

“AAK gjithmonë ka përkrahur dhe do të përkrah kërkesat e profesionistëve mjekësorë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përndryshe, grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ftuar për nesër seancë për miratimin e projektligjit për buxhetin.