Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka dalë me kundër-reagim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pas akuzave për dezinformata rreth punës së kësaj ministrie dhe institucioneve vartëse të saj gjatë menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Në një postim në Facebook, Reshitaj thotë se reagimi i djeshëm i MSH-së paraqet një tendencë të Qeverisë në detyrë që të ushtrojë presion mbi të zgjedhurit e popullit për të futur nën kontroll në mënyrë që edhe deklarimet e deputetëve të jenë në vijën e propagandës së tyre.

“Përmes këtij reagimi dua t’i rikujtoj ministrit Vitia që Kosova është Republikë me sistem Parlamentar, mbështetet në parimin e ndarjes së pushteteve, kontrollit dhe balancimit në mes tyre dhe Kuvendi është ai që monitoron punën e Qeverisë. Tendencën për të futur nën diktat edhe lirinë e të shprehurit të deputetëve duhet parë edhe si një ogurzi për nivelin e demokracisë që kjo mendësi politike e Qeverisë në detyrë dëshiron të instaloj në vend”, ka shkruar ndër të tjera Reshitaj në Facebook.

REAGIM NDAJ DEKLARIMIT TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISËReagimi i djeshëm i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është gjë…

Gepostet von Albena Reshitaj am Mittwoch, 20. Mai 2020