​Reshjet e borës, kërkohet kujdes në trafik

Pas reshjeve të borës që kanë filluar sot zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes të shtuar.
Ai ka bërë të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të kontraktuara kanë dalë në terren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.
“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdes të shtuar”, ka shkruar Durmishi në Facebook./21Media

Back to top button