Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus u ka dhënë fund spekulimeve që bashkëlojtari Sancho do të transferohet te Manchester United këtë edicion.

“Për ne (Dortmundin) është lajm shumë i mirë që Sancho të qëndroj edhe për një sezon, sepse ai vazhdon të ofrojë shumë për ekipin tonë. Golat dhe asistimet e tij, janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Reus.

“Sancho ka kualitetet që të bëhet si Ronaldo dhe Messi. Atij i duhet kohë, dhe eksperiencë dhe është e rëndësishme ta menaxhojë kohën mirë kur gjërat nuk janë duke shkuar shumë mirë. Por ai ka besim në vete dhe kualitet”, shtoi ai.