​Rexhepi-Hovenier diskutojnë për avancimin e të drejtave të komuniteteve

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier diskutuan për angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Rexhepi falënderoi ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë,  zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se është nder i madh që të shkëmbejmë mendimet për pozitën dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit tonë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button