Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka refuzuar të marr mbi vete fajin për rezultatet negative edhe pas barazimit 1-1 me në ndeshjen me Atalantën.

Tekniku italian e ka cilësuar si “mungesë të fatit” periudhën nëpër të cilën po kalon skuadra e tij.

“Neve nuk na mungoi karakteri në lojë, por vetëm rezultati. Ashtu siç na ndodhi kundër Real Madridit, njëjë edhe sot kundër Atalantës”, u shpreh Conte për “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Ne i kishim mundësitë për ta mbyllur ndeshjen, por ndoshta po na mungon instikti për t’i marr rezultatet të cilat i meritojmë”.

Interi tani ka arritur vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit konkurruese.

“Ne duhet të marrim parasysh pikat e forta të Atalantas, pasi ato shkojnë pas këtyre situatave një-për-një. Fakti që po flasim për Interin dhe njerëzit që presin aq shumë prej tyre do të thotë që brenda një viti, njerëzit kanë mësuar të kenë frikë nga Interi. Në të kaluarën, ne vinim në Bergamo dhe nuk na kishin frikë fare. Është edhe mungesa e fatit ajo që po na penalizon”, ka deklaruar në fund Antonio Conte.