Pas më shumë se dy muaj pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit, është rikthyer futbolli kosovar.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, ndeshje kjo në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Kujtojmë që kjo ndeshje si dhe ndeshjet tjera do të luhen pa tifozë, mirëpo Plisat kanë zgjedhur që të përkrahnin klubin e tyre nga jashtë stadiumit.

Ndërsa nesër zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.