Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Rizvanolli paralajmëron rritje të tarifave të energjisë elektrike

2 min read

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se Kosova ka fat që nuk është prekur ende nga kriza energjetike, por në anën tjetër ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm ka gjasa për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Rizvanolli këto deklarata i ka bërë në debatin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja FOL dhe PIPS, dhe nga aty ka apeluar tek qytetarët për kursim të energjisë elektrike veçanërisht që të mos përdoret për ngrohje gjatë dimrit.

“Ne kemi fatin që deri tani nuk jemi prekur dhe nuk pritet të prekemi aq shumë mirëpo duhet ta kemi një gjë parasysh gjatë dimrit importi zakonisht rritet pasi konsumi rritet, çmimet e energjisë nuk pritet që të bien kjo krizë pritet të vazhdojë deri kah marsi-qershori i vitit tjetër. Kjo nuk do të ndjehet në momentin që fillojmë të importojmë menjëherë, mirëpo sa më shumë që importojmë dhe sa më të larta që do jenë çmimet gjatë dimrit kjo do reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues… Rishikimi i strukturës tarifore bëhet në prill të vitit të ardhshëm, nëse nuk bëhet për shkak të krizës, po është me rëndësi të thuhet se çka mund të bëjnë qytetarët e para për t’u siguruar që të kursejnë sa më shumë energji dhe mundësisht mos të ngrohen me energji elektrike ne e dimë që edhe kështu për shkak të kapaciteteve e kemi problem se ka mbingarkesë të shumë nënstacioneve se ato nuk janë të dizajnuara që njerëzit të ngrohen me energji elektrike… Sa më shumë që ne konsumojmë gjatë këtij dimri kjo do thotë që importojmë çmimet janë të larta aq më shumë do e ketë ndikimin në tarifat gjatë vitit tjetër derisa nuk ka vend për panik duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm”, ka thënë ministrja.

Rizvanolli ka thënë se fokusi kryesor gjatë këtyre muajve që është në krye të këtij dikasteri ka qenë energjia, për faktin se në këtë sektor nuk është investuar shumë nga qeveritë e kaluara.

Ministrja ka theksuar se duke qenë ajo në krye të këtij dikasteri nuk do shkojnë përpara kontrata dhe tenderë të dëmshme. Madje ajo tha se për këta gjashtë muaj kanë shpëtuar nga keqpërdorimi miliona euro si dhe tashmë janë duke u hetuar 5 raste për keqpërdorim.