Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi.

Sipas raportit, Ronaldo e ka ngarkuar agjentin e tij Jorge Mendes me detyrën për të gjetur një klub të ri për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka përjashtuar një kthim në “Santiago Bernabeu” dhe Manchester United mbetet një opsion për 36-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

Sidoqoftë, Ronaldo do të duhet të ulë pagën e tij prej 31 milionë euro në vit nëse dëshiron të largohet nga Juventusi dhe një lëvizje jashtë Italisë do ta detyronte atë të paguante më shumë taksa për të ardhurat nga kontratat e sponsorizimit.

Sipas raportit, qëndrimi i Ronaldos ka ndryshuar që kur Juventusi u përball me eliminimin nga Liga e Kampionëve në mars.

Ylli portugez nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe u duk vetëmohues në barazimin 1-1 të Juventusit kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar.

Duke se ka një krisje të madhe ndërmjet yllit portugez dhe kampionit aktual të Italisë, dhe ajo vetëm se po pritet që të zyrtarizohet me një ndarje.