Cristiano Ronaldo mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Barcelonës me Juventusin në Ligën e Kampionëve edhe pse ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 sa ishte pjesë e Kombëtares së Portugalisë me 13 tetor dhe duhej ta bënte rikthimin e tij në futboll këtë vikend. Por është bërë e ditur të enjten që Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 për herë të dytë, por kësaj radhe nuk ka treguar simptoma.

Raportohet se Juventusi ka informuar UEFA-n për gjendjen e tij dhe presin nga ai që të testohet përsëri 24 orë para përballjes me Barcelonën.

Nëse testi rezulton negativ atëherë Ronaldo do mund të kthehet në fushat e gjelbra me 28 tetor, ku Juventusi pret Barcelonën në “Allianz Stadium”.