Crisitano Ronaldo është i fokusuar vetëm tek kontrata aktuale e tij tek Juventusi, dhe nuk është i interesuar për një rikthim të mundshëm tek Manchester United.

Siç është raportuar ditëve të fundit, Ronaldo ishte kontaktuar nga agjentët e “Djajve të Kuq” dhe spekulohej se është i gatshëm të kalojë në Premier Ligë, por “AS” raporton se portugezi nuk është i interesuar për një rikthim në “Old Trafford”.

Agjentët e Ronaldos kanë thënë se ai është i interesuar vetëm për kontratën e tij aktuale me Juventusin, e cila skadon në vitin 2022 dhe se për momentin është i fokusuar vetëm për “Zonjën e Vjetër”.