Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 për herë të dytë.

Ylli i Portugalisë kishte udhëtuar për në Itali javën e kaluar, ku ishte liruar nga detyrat me Kombëtaren e Portugalisë pasi që testi i tij për COVID-19 kishte rezultuar pozitiv.

Ai u kthye në Torino në shtëpinë e tij për t’u vetizoluar dhe tani raportohet se Ronaldo ka bërë një tjetër test i cili përsëri ka rezultuar pozitivë.

Pasi nuk u paraqit në ndeshjen me Portugalinë ndaj Suedisë, ai po ashtu mungoi edhe në vikend ndaj Crotones në Seria A dhe së fundmi në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kiev. Tani sipas protokollit shtetëror ai do të vet-izolohet përsëri për të paktën dhjetë ditë derisa ta kthejë një test që rezulton negativ.

Tani me këtë lajm, gjasat e një përballje mes Ronaldo-s dhe Messi-t në Ligën e Kampionëve si duket janë të vogla, ku javën tjetër Barcelona udhëton drejt Juventus-it në kuadër të grupit G. Kjo do ishte përballja e parë e Messi-t kundër Ronaldo-s, që nga edicioni 2018, ku ky i fundit ishte pjesë e Real Madrid-it para se të kalojë tek Juventus-i.