Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Ronaldo shpëton Juventusin nga humbja

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Dy golat e portugezit në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ia siguruan tri pikët e vlefshme “Zonjës së Vjetër”.

Gjiganti italian ka shënuar fitore si mysafir kundër Udinese me rezultat të ngushtë 2:1.

Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi Molina në minutën e 10’, ku shënoi për të kaluar vendësit në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat në favor të Udineses, ndërsa në pjesën e dytë, Juventusi shpëtoi nga humbja, përmes dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldos, në minutat 83 dhe 89.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në pozitën e tretë në tabelë, me 69 pikë, po aq sa edhe Atalanta në vendin e dytë, dhe Milan në vendin e katërt.