Rrah dhe e dëbon gruan nga banesa, një i arrestuar në Hanin e Elezit
Policia e Kosovës ka arrestuar një 37 vjeçar nga Hani i Elezit nën dyshimin se e rrahu dhe më pas e dëboi nga banesa bashkëshorten e tij 36 vjeçare.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:30.
“Policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin”, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media