Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

Personat që u përfshinë në rrahje kanë përdorur shufër metalike, me ç’rast është lënduar njëri prej tyre.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

Borovci tutje ka treguar se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar dhe të gjej një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes. Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor”, ka thënë Borovci.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast./21Media